Të panevojshëm e ka cilësuar kabineti qeveriar hartimin e ligjit për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë, inicimin e së cilit e kanë nisur disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, në krye me kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, në paraqitjen e opinionit të ekzekutivit, ka thënë se menaxhimi i pandemisë është mjaftueshëm i rregulluar me legjislacionin në fuqi dhe dispozitat e veçanta të Kushtetutës.

“Qeveria e Kosovës nuk mbështet nismën legjislative të iniciuar nga disa deputetë të Kuvendit për rregullim të ri ligjor me të cilin bëhet kufizimi i disa prej lirive themelore të garantuara me Kushtetutën. E vlerëson të panevojshëm miratimin e projektligjit për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë”, ka thënë ndër tjerash Selmanaj.

Hartimi i një ligji të veçantë, përmes së cilit do të rregulloheshin disa prej çështjeve që lidhen me menaxhimin e pandemisë, ka qenë kërkesë e Gjykatës Kushtetuese, e cila muaj më parë kishte vlerësuar si antikushtetuese disa prej vendimeve të marra nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Kabineti qeveritar unanimisht ka miratuar mendimin e Qeverisë për projektligjin.

Lexo po ashtu:  Strasburgu i hap dritën jeshile kthimit të emigrantëve

Shtyhet sërish formimi i Komitetit për Projektin e Kompleksit “Adem Jashari”

Për të dytën herë me radhë, kabineti qeverisës e ka shtyrë formimin e Komitetit Ndërministror që do të merrej me përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Sipas kryeministrit Avdullah Hoti, ende nuk i kanë të kompletuar anëtarët e këtij komiteti.

Formimi i këtij komiteti, mbledhjen e kaluar të qeverisë, ka përplasur anëtarët e kabinetit qeveritar.

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj, që ishte propozuar për kryesuese të këtij të komiteti, në mbledhjen e kaluar është ankuar se nuk është konsultuar mjaftueshëm për anëtarët tjerë të këtij komiteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *