Qeveria Hoti, e varur drejtë për së drejti nga SRBSKA, përbërë nga koalicioni i partive LDK, AAK, Nisma dhe AKR, ka marrë besimin e të zgjedhurve të popullit, deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kryeministër i ri i Republikës së Kosovës, do të jetë Avdullah Hoti i cili do të pasojë në këtë pozicion Albin Kurtin.

Hoti do t’i ketë në kabinetin e tij gjashtëmbëdhjetë ministra dhe katër zv.kryeministra.

Në ekspozenë e tij në foltoren e Kuvendit të Kosovës, Hoti premtoi masa të forta për rimëkëmbje ekonomike duke përmendur shifrën e të paktën 1,2 miliardë eurove për vitet 2020 dhe 2021.

Lexo po ashtu:  Organizata humanitare Oxfam: Një në tre njerëz në botë nuk ka ujë të pastër - Tre miliardë nuk kanë mundësinë të lajnë duart në në shtëpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *