Në qeverinë e re të vendit, të cilën do ta udhëheqë kreu i VV’së, intelektuali Albin Kurti, do të jenë gjashtë ministra nga radhët e partisë Vetëvendosje, shkruan MekuliPress.
LDK’ja e Isa Mustafës do t’i ketë po ashtu gjashtë ministra në Qeverinë Kurti, ndërsa tri ministri do të udhëhiqen nga përfaqësues të pakicave në vend.
Dy partitë kanë vendosur që për postin e presidentit të vendit – mosmarrëveshjet rreth të cilit e kanë bllokuar prej muajsh marrëveshjen mes tyre – të diskutojnë në të ardhmen.
Më 3 shkurt, e hënë, është caktuar që të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re të vendit.