Qeveria greke ka vendosur të ndryshojë procedurën e marrjes së nënshtetësisë. Qytetarët me kombësi të huaj që do të aplikojnë për nënshtetësi do t’i nënshtrohen një provimi me shkrim mbi gjuhën, historinë dhe gjeografinë e Greqisë. Ky kusht parashikohet nga një draftligj i depozituar së fundmi dhe që do të konsultohet deri më 10 shtator.

Mediat raportojnë se aktualisht janë 30 000 aplikime për nënshtetësi greke që presin një përgjigje nga autoritetet dhe të cilat do të trajtohen në përputhje me sistemin e ri. Provimi të cilit do t’i nënshtrohen aplikuesit kushton 250 euro, ndërkohë që për të sëmurët dhe njerëzit me moshë mbi 667 vjeç do të ketë lehtësi.

Pas provimit, ata që e kalojnë atë do të japin një intervistë me përfaqësues të Sekretariatit për Nënshtetësinë në Ministrinë e Brendshme, për të cilën do të paguajnë edhe 550 euro të tjera.

Vendimi patjetër që prek një numër të madh shqiptarësh që kanë vite në Greqi, por ai më shumë duket se lidhet me të huaj të tjerë që së fundmi janë vendosur në vendin fqinj.

Lexo po ashtu:  Luftën në Ukrainë nuk e provokoi vetëm Rusia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *