Pas heqjes së masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, ish-ministrja e MEPTINIS-it, Rozeta Hajdari, ka thëne se kabineti “Hoti” nuk po e pranon Republikën e Kosovës, andaj, sipas saj, shfuqizoi sot vendimet e Qeverisë “Kurti” për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë, transmeton Zeri.info

Ajo tha se vendimet e ish-qeverisë qenë të mbështetura po aq sa të guximshme. “Reciprociteti është parim gjithësisht i pranuar i së drejtës dhe marrëdhënieve mes shteteve. Vendimet tona jetësuan këtë parim, të bazuar në aktet themeluese të Organizatës Botërore të Tregtisë”, ka shkruar Hajdari.

Ajo ka thënë se në bashkëpunim me ekspertë vendorë dhe përfaqësues biznesesh me 18 shkut 2020 kanë themeluar grupin punues për të bërë identifikimin dhe mënjanimin barrierave tregtare që autoritetet e Serbisë kanë vendosur ndaj Kosovës. Ky grup punues, sipas saj, në vijim kishte rekomanduar heqjen e tarifës dhe vendosjen e masave të reciprocitetit.

Njëherësh, Hajdari tha se prodhuesit vendorë kërkuan lehtësime për importimin e lëndës së parë. “Qeveria Kurti dëgjoi ekspertët dhe prodhuesit vendorë. Më 20 mars, nxori vendimin 01/14 që liroi nga tarifa 100-për qind lëndën e parë që importohej nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, duke paralajmëruar ndërkohë masa të reciprocitetit”, u shpreh Hajdari.

Lexo po ashtu:  Zyrtari i lartë amerikan: Rusia po humbë me qindra ushtarë çdo ditë në Ukrainë

Ish-ministrja tutje theksoi se qeveria “Kurti kishte marrë vendim që me 31 mars të zbatojë gradualisht reciprocitetin si parim në marrëdhëniet me Serbinë. “Hoqi tarifën 100-përqind, mirëkuptoi rrethanat e ndjeshme të Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa Serbisë iu përgjigj me kërkesa të ndërsjella për dokumentet tregtare. Por mbi të gjitha, ngritëm mekanizmin ndërinstitucional për të vëzhguar se si po zbatoheshin masat dhe sa të përshtatshme ishin ato masa për të mënjanuar barrierat e Serbisë”, tha ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *