Lideri i VV-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti, në shpalosjen e programit me të cilin do të garohet në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka thënë se pushimi i lehonisë do të zgjatet në 12 muaj, nga nëntë sa është tash, ndërkohë që të drejtë pushimi do të kenë të dy prindërit. Po ashtu ka thënë se lehonat e papuna do të marrin për gjashtë muaj pagën mininale në Kosovë.

Gjithë kjo, nëse ai dhe VV-ja vijnë në pushtet.

Kurti ka thënë po ashtu se paga minimale do të jetë 250 euro dhe se ajo do të përjashtohet nga tatimi në të ardhura personale.

Lexo po ashtu:  Krasniqi i PDK’së: Kurti është më i rrezikshëm se koronavirusi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *