Lobi Shqiptar i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kryeministrit të Kosovës Kurti, që mërgimtarët të kontribojnë për Kosovën në luftën kundër pandemisë vdekjeprurëse, shkruan e pavarura MekuliPress.com

Lobi Shqiptar përmes një komunikatë e ka mbështetur thirrjen e Kurtit, ku ka thënë se diaspora duhet të jetë kontribuuese në këtë drejtim, e që tani është kthyer besimi se mjetet e dhëna do të kenë transparencë.

Komunikata e plotë e Lobit shqiptar:

Thirrjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës në detyrë:

Lobi Shqiptar si vazhdimësi e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, i përgjigjet pozitivisht!

-Është normale, që qytetarët e një shteti të paguajnë një shtesë solidariteti, ku kjo praktikohet në shumë shtete, sikurse është edhe në Gjermani “Solidaritätszuschlag” e që të gjithë gjermanët që punojnë dhe fitojnë, e paguajn një shtesë të solidaritetit 5,5 % nga taksat e të ardhurave nga rroga, që nga viti 1991 e që ato mjete përdoren, për zhvillimin ekonomik të Gjermanisë lindore.

-Pra edhe pjesëtarët e Diasporës, sikurse ata të cilët kan një punë apo biznes, në Republikën e Kosovës duhet ti përgjigjen pozitivisht nevojave të shtetit, jo vetëm kur ka nevoj, por kjo do të duhej të ishte që nga çlirimi e këndej.

Lexo po ashtu:  REAGIMI/ Ambasada amerikane kërkon heqjen e taksës, ndaljen e fushatës serbe kundër njohjeve

-Meqenëse pjesëtarët e Mërgatës dhe Diasporës, kan qen çdo herë solidarë, ku kan kontribuar çdoherë me shuma të konsiderueshme gjatë histories, nëpërmjet të fondeve të ndryshme, si ajo e 3%-tshit, “Vendlidja thërret” e tjerë.Pas luftës së fundit në Kosovë, format e tilla të solidaritetit nuk janë praktikuar më, për shkak të humbjes së besimit por edhe vështërsive të kontrollit mbi mjetet e e dhuruara në formë solidaritet.

Arsyetim, pse tani duhet dhënë shtesë solidaritetit:

-Të dashur mërgimtar, tani Republika e Kosovës ka Qeverinë, Parlamentin, Presidencën, Kushtetutën dhe ligjet, sikurse institucionet shtesë, e që Republika e Kosovës nuk është një OJQ, e cila nuk kontrollohet dot, por është një shtet, ku funksionon pa marrëparasysh cili krah politik e udhëheqë, prandej pjesëtarët e Diasporës që ende e ndiejn lidhjen e tyre me Atdheun e tyre, duhet që ti përgjigjen pozitivisht thirrjes dë Kryeministrit të Republikës së Kosovës në detyrë dhe ti dilet në ndihmë vëllëzërve, motrave tona në këtë kohë pandemie globale të Korona virusit Covit-19.

Koha do të tregon transparencën e këtyre mjeteve dhe mjeteve të mëherëshme nga Diaspora.

Lexo po ashtu:  Qytetarët e Prizrenit protestojnë para gjykatës, kërkojnë dënimin e të akuzuarit për krime lufte në Krushë të Vogël, serbit Darko Tasiq - “Ku janë bijtë tanë?”, “113 të vrarë, 145 fëmijë jetim, 68 ende të zhdukur”

Kryesia e Lobi Shqiptar

President, Skenderbeg Klaiqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *