Çdo vit dhjetëra punëtorë humbasin jetën në vendin e punës, sidomos në sektorin e ndërtimit.

Megjithëkëtë, deri tani, kjo gjendje nuk ka arritur t’i bindë qeveritë të punojnë në këtë aspekt.

Në Inspektoratin e Punës, jo vetëm që numri i inspektorëve është i ulët, mirëpo, sipas ushtruesit të detyrës së kryeinspektorit, kjo shifër po zvogëlohet në vazhdimësi.

Sipas kryeinspektorit të Punës, Valon Leci, çdo vit ata kërkojnë të ndihmohen nga institucionet qendrore për shtimin e numrit, por deri më tani, nuk është se kanë ndodhur ndryshime,

Momentalisht, ky inspektorat ka vetëm 35 inspektorë. Por, në draft-programin qeverisës të koalicionit VV-LDK, numri i inspektorëve të punës pritet të rritet në 400. Se si do të arrihet kjo, Qeveria ende nuk ka dhënë detaje.

Ndërkaq, sipas Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, më shumë se shtimi i numrit të inspektorëve, është me rëndësi si bëhet puna e tyre dhe integriteti profesional.

“Nuk mendoj se do t’i vendosin 400 inspektorë dhe nuk është vetëm numri problem, problemi është te mbikëqyrja e inspektimeve të tyre. Duhet të ndërpritet lidhja e korrupsionit në relacion punëdhënës inspektorat. Numri edhe 100 do të ishte i mjaftueshëm nëse ka disiplinë në inspektime”.

Lexo po ashtu:  Ambasadori i ShBA-ve, Kosnett: Paçi një Bajram të bekuar

E derisa po planifikohet rritja e numrit të inspektorëve të punës, edhe dikastere të tjerë të inspektimit përballen me numrin e vogël të tyre e me kushtet minimale të punës.

Inspektorati i Mjedisit deri tash numëron rreth 20 inspektorë për gjithë Kosovën, për të dy divizionet, atë të natyrës e ujërave dhe të planifikimit hapësinor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *