Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në një konferncë për medie ka sqaruar vendimin e marrë nga Qeveria për rritjen e pensioneve.

Sipas tij, me kërkesë së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve është miratuar vendimi për rritjen e shumës së skemave pensionale për katër kategori, ashtu që asnjë pension të mos jetë nën vlerën prej 100 euro.

Ai më tej ka sqaruar se kategoritë përfituese nga ky vendim janë pensionet bazike që kishin vlerë prej 90 euro, pensionet e aftësive të kufizuara që kishin vlerë prej 75 euro, pensionet familjare që kishin vlerë prej 90 euro, si dhe pensionet invalidore të punës që kishin vlerë prej 90 euro.

Murati shtoi se si rezultat i këtij vendimi, rreth 175 mijë pensionmarrës do të përfitojnë nga rritja në pensione.

Ai shtoi se ky vendim paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së objektivave nga Programi Qeverisës 2021-2025, veçanërisht për ngritjen e mirëqenies sociale në vend.

Murati po ashtu ka bërë të ditur se do të ndryshojnë afatin kohor për pagesën e pensioneve.

Lexo po ashtu:  Tiranë/ Sot mbledhja e Kuvendeve Shqiptare, kjo është agjenda

Nga ky muaj pensionet do të paguhen në mes të muajit, më së largu deri më datën 17, ka bërë të ditur ai.

“Me të marrë mandatin ne në kuadër të pakos ekonomike patëm marr vendim që deri në vitin 2021 asnjë pension të mos ishte nën 100 euro”.

“Pensionet bazike që kishin vlerën 90 euro, pensionet e personave me aftësi të kufizuar që kanë vlerën 75 euro, pensioni familjar që ka vlerën 90 euro dhe pensioni invalidor i punës që vlerën 90 euro”.

“…të gjitha këto në kuadër të pakos ekonomike kemi aplikuar shtesa për këto kategori që të mos jenë nën 100 euro. Kjo shtesë do të bëhet rritje e përhershme. Nga këto kategori asnjë pension s’do të jetë nën 100 euro”, tha Murati.

“Duke filluar nga ky muaj do të tentojmë që më datën 18 më së largu të bëjmë pagesën e pensioneve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *