“Përjetoni eksperiencën e të qenit një nxënës dixhital, duke marrë të dhëna në kohë reale dhe duke u sinkronizuar me mësuesit dhe nxënësit e tjerë.”

Kjo fjali lexohet në faqen akademi.al, një platformë mësimore zyrtare e miratuar nga Ministria e Arsimit, Spotrtit dhe Rinisë. Rubrika të tilla si “Je nxënës? Fillo mësimin! Dhe Je mësues? Zhvillo mësimin!”, janë prova se kjo platformë është konceptuar për mësimin online në sistemin parauniversitar përfshirë përveç lëndëve edhe maturën shtetërore.

Në platformë janë ngarkuar mbi 5000 video mësimore, të gjitha në funksion të “përjetimi të eksperiencës së të qenit nxënës dixhital”, cilësime këto që janë paradhënia e një kohe tjetër që po afron. Nuk po thuhet ende zyrtarisht por rikthimi i mësimit online për shkak të mbylljes së shkollave është një opsion shumë i mundshëm në këto kohë pandemie. Është padyshim një ndër ngjarjet më të trishta që pasojnë  këtë situatë shumë të vështirë e që cenon normalitetin e një brezi.

Praktika e mësimit në distancë për fëmijët është gjëja më e keqe që mund të ndodhte dhe ne sot nuk e dimë nëse një vendim për rikthimin e saj do të bëhet sepse është e domosdoshme, apo si një politikë parandaluese.

Lexo po ashtu:  Me lot në sy Vasfija në Kuvend: Deri më sot shteti nuk na ka ndihmuar asgjë, boll ju kemi duru 20 vjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *