Kryeministri Albin Kurti, ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë  për shpalljen e gjendjes emergjente të shëndetit publik.

Përmes një vendimi Kurti ka njoftuar se të gjitha institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të veprojnë konfrom planit të reagimit kombëtarë, si dhe Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për menaxhimin e emergjencës së shëndetit publik.

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.

Pas konfirmimit të edhe katër rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka kërkuar nga kryeministri i vendit Albin Kurti, shpalljen e gjendjes emergjente.

Ministri Vitia konfirmoi se pas testeve edhe katër persona rezultuan pozitiv, duke e quar në 9 persona, numrin e të prekurve me coronavirus në Kosovë.

Lexo po ashtu:  Një vit pa heroin e shqiptarëve, Adem Demaçin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *