Në mbledhjen e 30-të të Qeverisë Kurti, e cila është mbajtur në distancë, kabineti qeveritar ka votuar vendimin i cili ndalon shfrytëzimin 24 orë të veturave nga zyrtarët shtetërorë.

Vendimi i sotëm gjithashtu parasheh që të gjitha targat civile të kthehen në targa zyrtare.

“Qeveria e ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për racionalizimin e shpenzimeve gjatë përdorimit të automjeteve zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe kthimin e të gjitha targave civile në targa zyrtare. Vendimi shfuqizon të gjitha vendimet për aprovime të veçanta të përdorimit 24 orë të automjeteve zyrtare të nxjerra mbi bazën e nenit 3 paragrafi 3.3 të Udhëzimit Administrativ për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ekzekutivit të Kosovës.

“Automjetet zyrtare mund të përdoren 24 orë në ditë nga zyrtarët tjerë të Qeverisë, vetëm në rastet e veçanta me autorizim të veçantë, ku për shkak të specifikave të punës është e domosdoshme përdorimi i automjetit zyrtar. Ky autorizim propozohet nga zyrtari kryesor administrativ dhe aprovohet nga ana e  Kryeministrit apo Ministrit të  ministrisë përkatëse. Autorizimi lëshohet për raste individuale në kohëzgjatje jo më shumë se 72 orë”, thuhet tutje në njoftim-vendimin e Qeverisë Kurti.

Lexo po ashtu:  Ndryshe nga Kryeministri, Majko: Njerëzit po ikin sidomos për shkak të politikës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *