Duke ju referuar titullit “ Qielli Kthyes” çdo njëri prej nesh me të drejtë ngreh pikëpyetjen se çfarë është kjo dukuri sepse nëse e vërejme qiellin ai nuk kthehet! Krijuesi i Gjithësisë thotë në Kur’anin famëlartë në ajetin e njëmbëdhjetë të sures Et-TARIK: “ Betohem në qiellin që kthen.” ( Et-Tarik11) Duke komentuar gjuhën origjinale që zbriti Kur’ani famëlartë fjala “raxh” që nënkupton “kthim” në përkthimet Kur’anit ka kuptimin e “ dërgimit mbrapa” apo të “ kthimit mbrapa”.

Shkenca ka zbuluar se atmosfera e cila rrethon Tokën, përbëhet nga disa shtresa.

Secila prej tyre luan një rol të rëndësishëm në dobi të jetës.

Kërkimet kanë nxjerrë në dritë se këto shtresa janë të specializuara në kthimin mbrapsht të trupave apo rrezeve që vijnë nga hapësira apo nga vetë Toka. Me lejën e Zotit do të shqyrtojmë disa shembuj të këtij funskioni “ kthyes” të shtresave që e rrethojnë Tokën.

Troposfera, e cila ndodhet 13-15 km mbi Tokë, luan rol në kondensimin e avujve të ujit që vijnë nga sipërfqaja e Tokës dhe në kthimin poshtë të tyre në formë shiu.

Lexo po ashtu:  Çfarë u ndodhte burrave të veriut nëse nuk merrnin hak?

Shtresa e ozonit, shtresa më e ulët e strastosferës me lartësi 25 km nga toka reflekton rrezatimin e dëmshëm dhe rrezet ultravjollcë, të cilat vijnë nga hapësira dhe i kthen mbrapsht në hapësirë.

Jonosfera kthen valët e radios të transmetuara nga Toka duke i kthyer poshtë në pjesë të ndryshme të saj, tamam si një satelit pasic komunikimi.

Kështu kjo shtresë bën të mundur trasnemetimin e valëve radiofonike dhe televizive në një distancë tepër të largët. Shtresa magnetosferike kthen mbrapsht grimcat e dëmshmë radioaktive që përhapen nga Dielli dhe yjet e tjera, para se të arrijnë Tokën.

Këto informacione janë zbuluar vetëm dekadat e fundit dhe është dashur shumë kërkimë të fostifikuara të shoqëruara me mjetet teknologjikë më bashkohore por në Kur’anin famëlartë kjo dukuri është shpjeguar 1438 vite përapra! Kjo vërteton dhe pohon se Kur’ani është fjala e Krijuesit të Gjithësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *