Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit hapi dje thirrjen për aplikime për përkthime të veprave letrare nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj.

Kjo thirrje u drejtohet të gjithë botuesve të huaj që duan të botojnë autorë shqiptarë.

Kjo thirrje është pjesë thelbësore e politikave të QKLL për promovimin e kulturës shqiptare jashtë kufijve.

Ajo synon të mbështesë përkthimin e veprave më të rëndësishme të letërsisë tradicionale e bashkëkohore shqiptare, si në prozë, ashtu edhe në poezi dhe ese.

Sipas QKLL kërkesa duhet të dorëzohet nga një botues i huaj, i pajisur me licencë botimi.

Botuesi duhet të sigurojë të drejtat e autorit para se të aplikojë, ose të paktën të jetë në proces të sigurimit të së drejtës së autorit.

Fituesit do të bëhen publikë në javën e parë të muajit maj, në faqen e QKLL-së. Dorëzimi i aplikimit pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit bëhet brenda datës 14 prill 2023, ora 14:00. / atsh /

Lexo po ashtu:  Urimet e Migjenit për vitin e ri 1937/ "Shok i dashtun, unë përgjithësisht nuk shkruej urime, as për Krishtlindje as për Bajram, as për ditëlindje"

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *