“Prandaj i dashuri zotëri, duaje vetminë tënde dhe provo të këndosh bashkë me atë dhimbjen që ajo ua shkakton. Sepse ata që i ke afër janë shumë larg teje… dhe kjo tregon se hapësira përreth teje po fillon të rritet me të madhe… bëhu i lumtur për rritjen tënde, në të cilën, natyrisht, ti s’mund ta marrësh askënd me vete, dhe bëhu gjentil me ata që rrin pas teje; bëhu i besueshëm dhe i qetë përballë tyre.

Mos i mundo ata me dyshimet e tua dhe mos i frikëso me besimin ose kënaqësinë tënde, të cilën ata nuk do të jenë në gjendje ta kuptojnë.

Kërko disa ndjenja të vërteta dhe të thjeshta të asaj që e ke të përbashkët me ata, të cilat jo domosdoshmërisht duhet të ndryshojnë në momentin që ju vetë do të ndryshoni përsëri e përsëri.

Kur i shihni ata, duaje jetën në një formë që nuk është e juaja, dhe bëhu i butë ndaj atyre që po plaken, të cilët kanë frikë nga ajo vetmi së cilës ti i beson…dhe mos prit ndonjë mirëkuptim; por beso në një dashuri e cila po ruhet për ty si një trashëgimi, dhe beso se në këtë dashuri ekziston një forcë dhe një bekim aq i madh sa që mund të udhëtosh sa të duash larg pa pasur nevojë të dalësh jashtë saj.”

Lexo po ashtu:  Bashkimi Evropian dëshiron të rregullojë inteligjencën artificiale por nuk e di sesi

– Rainer Maria Rilke“Letters to a Young Poet” /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *