Rusia ka njoftuar se do të nisë së shpejti testimet e fluturimit të një rakete të re inter-kontinentale për të cilën thotë se mund të shkatërrojë një territor me masë sa Franca.

Raketa RS-18 Sarmat do të jetë e aftë të lëshojë 10 mbushje të mëdha bërthamore, ose 16 bomba më të vogla për neutralizimin e mbrojtjeve të armikut, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.

Raketa strategjike 100-ton do të jetë e aftë të fluturojë 6,200 milje dhe raportohet se ka aftësinë të shkatërrojë një zonë me masë sa Franca apo Texas në SHBA.

Zhvillimi vjen teksa ministria ruse e mbrojtjes i raportoi presidentit Vladimir Putin se një armë e re interkontinentale do të jetë e gatshme për ushtrinë në dhjetor, pas disa vitesh testimesh.

Testimet e raketës Sarmat kishin kaluar një seri problemesh por tashmë raportohet se do të hyjë në shërbim me forcat strategjike në 2022.

Zv. ministri i brendshëm Alexey Krivoruchko, tha për të përditshmen vendase Krasnaya Zvezda se testimet nisin menjëherë.

Lexo po ashtu:  Nga plehrat në bibliotekën më të madhe të zonës. Çfarë bëjnë njerëzit me librat e vjetër?

“Do të doja të shihja që sot që lëshimet e raketës Sarmat të kompletohen me rezultate pozitive”, tha ai.

Testimet e para të mjetit kufizohen në lëshimet, testimet e motorëve dhe ngritja në ajër e raketës.

Putin konfirmoi në dhjetor se lëshimet e raketës Sarmat po i afrohen kompletimit.

“Puna me Sarmat vazhdon në mënyrë aktive, është tashmë në gjendjen finale,’ tha ai për agjencinë TASS.

RS-28 Sarmat, e njohur në perëndim si ‘Satani’, është një zëvendësim i raketës sovjetike SS-18 Voyevoda, mjeti më i rëndë në botë i llojit të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *