Zërat që vijnë nga Spanja gjejnë konfirmim cdo ditë e më shumë: Ivan Rakitic është në listën e daljeve nga Barcellona e këtë herë Italia është shumë e mundshme. Blaugranat e kanë përfshirë emrin e kroatit në listën e shitjeve në prag të merkatos verore, edhe për shkak të kontratës që është në skadencë në 2021: nuk duan ta humbasin me kosto zero pas një viti, e kështu shumën e inkasuar (rreth 20-25 milionë euro), mund ta përdorin për të financuar fushatën e blerjeve në qershor.

Emergjenca koronavirus rrezikon të krijojë palëvizshmëri në merkaton e verës 2020, njëkohësisht duke bërë tepër të kërkuar ata lojtarë që shkojnë në skadencë kontrate në qershor 2021 e që nga janari mund të vihen në kontratë nga një klub i ri, pa paguar asnjë euro për kartonin e tyre, si Rakitic. Sipas Sport drejtuesit katalanas besojnë se kroati dëshiron të qendrojë në Spanjë e do të kalonte pa problem tek Sevilla, por klubi preferon opsionin Serie A, duke e konsideruar më ekonomik. Juventus e Inter kishin provuar ta merrnin lojtarin verën e kaluar, Milan edhe më herët: e tashmë duket rasti i duhur.

Lexo po ashtu:  Balotelli jeton mbi rregullat, ose me rregullat e tij

Barça kërkon ta përfshijë si pjesë shkëmbimi në tratativën për Lautaro Martinez me Inter, por është i interesuar edhe për Romagnoli, duke e konsideruar opsionin Milan. Në anën tjetër Juve ka interes, por më parë duhet të vendosë cfarë do të bëjë me Rabiot e Ramsey. E vetmja qartësi është se Rakitic do të largohe nga Barcelona, sepse, pavarësisht profesionalitetit të madh të treguar, tashmë palët janë larg dhe kroati e ka refuzuar disa herë rinovimin e kontratës me blaugranat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *