Gjatë një takimi në Dropull, kryeministri Edi Rama ka thënë se do merret një vendim për të fiksuar çmimin e shitjes së druve të zjarrit.

“Dua të bëj një ndërhyrje këtu, tani ne kemi marrë masa ndër vite dhe pyjet e kullotat i kanë bashkitë. Por ndeshin probleme, përshembull tani ministrja po punon dhe për pak ditë do të dalë vendimi, nuk do të lëmë të rrisin çmimin e druve të zjarrit. Çfarë lidhje kanë që të shiten me dyfish çmimi drutë e zjarit? Nuk e di, vendimi i qeverisë do të jetë që drutë e zjarrit të shiten me çmimin e para luftës dhe pikë. Këtu bashkitë kanë rolin e tyre”, tha Rama.

Lexo po ashtu:  Lutfi Haziri ofendon përsëri Kurtin: - "Ai që unë i them ‘mr.Bean’ është bërë merak ta di pse unë kam shkuar i lumtur në takimin, dhe kam qenë i lumtur se është nominuar Vjosa Osmani për kryeministre"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *