Kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se sot ka hyrë në fuqi akti normativ që u jep të drejtë spitaleve private të vihen në dispozicion të të prekurve me CoVid -19.

Ndërkohë që sipas aktit normativ thuhet se moszbatimi i këtij urdhri dënohet me gjobë deri në 5 milionë lekë.

 “AKTI NORMATIV HYRI NË FUQI DHE NGA SOT KA FORCËN E LIGJIT DERI NË PËRFUNDIMIN E LUFTËS

Ndër të tjera:
NË VARËSI TË DINAMIKËS SË SPITALIZIMIT TË TË PREKURVE NGA COVID-19, ME URDHËR TË MINISTRIT PËRGJEGJËS PËR SHËNDETËSINË, VENDOSEN NË DISPOZICION EDHE STRUKTURAT PRIVATE SPITALORE, AMBULATORE, HOTELIERE, AUTOAMBULANCAT DHE PERSONELI PËRKATËS, SHËNDETËSOR E MBËSHTETËS.

MOSZBATIMI I KËTIJ URDHËRI DËNOHET ME GJOBË NË MASËN 5 000 000 (5 MILIONË) LEKË. NË RAST MOSBINDJEJE PAS VENDOSJES SË GJOBËS, STRUKTURA PËRKATËSE VENDOSET FORCËRISHT NË DISPOZICION TË SHËRBIMIT PUBLIK SHËNDETËSOR DHE PERSONELI PËRKATËS ËSHTË I DETYRUAR TË SHËRBEJË NËN DREJTIMIN SHTETËROR TË STRUKTURËS GJATË GJITHË KOHËZGJATJES SË INFEKSIONIT” shkruan Rama.

Lexo po ashtu:  Kurti nuk lejon talljen nga Rama: “Unë jam gatshëm të takohem me kryeministrin Rama në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, jo pa atë mbledhje “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *