Kryeministri Edi Rama thotë një pjesë të fajit që ish-komandantët e UÇK-së ndodhen sot në Hagë e kanë vetë shqiptarët.

“Unë di diçka që ju nuk e dini. Për fat të keq në çka po ndodh me lidershipin UÇK nën akuzë, një rol të konsiderueshëm kanë vetë shqiptarët. Ata që kanë folur, kanë mbajtur fjalime, kanë bërë prononcime nga më të hatashmet, dhe faktikisht janë grumbulluar dhe janë kthyer në pyetje në seanca parapërgatitore.

Ka edhe një raport famëkeq të Dick Marty që është bërë shkak për një rezolutë. Qeveria e kohës e Sali Berishës dhe Metës e votuan pro, ndërkohë ne kundër, përfaqësuesi Gjiknuri dhe Idrizi votuan kundër” – tha Rama në emisionin Real Story në News 24.

Rama tha se nuk e anatemon Bashën si tradhtar pasi i ka vuajtur vetë më parë këto akuza sa i përket Kosovës, por kërkon një shpjegim nga ai nga A-Zh për rolin e tij si hetues i UNMIK në Kosovë.

“Kam kërkuar diçka të thjeshtë dhe s’ka lidhje me fushatën, as me zgjedhjet, as përpjekje për të përdorur për një kauzë më të madhe se politika e ditës, ka lidhje se mendoj dhe besoj që kreu i PD i cili udhëheq një parti që pretendon të qeverisë vendin një ditë, na detyrohet një shpjegim nga A-ZH për rolin e tij.

Lexo po ashtu:  Gënjeshtrat më të shpeshta rreth seksit që thonë femrat dhe meshkujt

Unë s’jam i dëshiruar që çfarë thuhet për të, të jetë e vërtetë, as po kërkoj të shfrytëzoj rastin për ta anatemuar Bashën si tradhtar. Që i kam vuajtur vetë në kurrizin tim, por kurrë nuk i kam përdorur vetë.

Nuk është çështja për tradhti por transparencë. Një drejtues, një përfaqësues i një familje të thjeshtë siç është familja e gjithsecilit një ndërmarrje, i një skuadre sporti, lere më partie politike duhet të marrë qëndrim dhe të mbajë qëndrim.

Qoftë në raport me arsyen pse u votua nga qeveria e PD në KiE ajo rezolutë, e bazuar në raportin e Dick Marty, qoftë dhe roli i tij, ai i shmanget fakteve dhe dëshmitarëve, madje unë nuk besoj që dëshmitarët të kenë arsye pse të sajojnë.

Unë thjesht them që i bishtnon përballjes me të shkuarën e tij, ballafaqimin me publikun duke e kthyer çdo rast kur duhet t’i shpjegohet publikut si përfaqësues i popullit shqiptar, për të thirrur për komplot, konspiracione dhe për t’i akuzuar dëshmitarët nga Kosova si mashtrues” – tha Rama.

Lexo po ashtu:  Koha është e maskarenjve, po atdheu i shqiptarëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *