Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e Partive Socialiste Evropiane në Berlin u ndal edhe tek largimi i të rinjve jashtë vendit, duke e akuzuar Bashkimin Evropian për standard të dyfishtë.

Rama nënvizoi se po Bashkimi Evropian po merr nga vendet e varfra vetëm njerëz të kualifikuar, por sipas tij nuk mund të funksionojë vetëm në këtë formë.

“Ka gjëra që janë të tmerrshme vërtet, pasi ne nuk jemi të pasur, por në njërin krah po shohim të rinjtë tanë të largohen sepse nuk po i jepet mundësia të kenë të njëjtin akses si sistemi arsimor i lartë evropian. Por nga ana tjetër shohim që ata që janë kualifikuar në Shqipëri, kërkohen të merren nga vendet e pasura. Ky është tregu, unë e kuptoj por kjo duhet të ketë balanca në një formë, një solidaritet pasi vendi ynë duhet të marrë diçka në këmbim. Ne i ndihmojmë gjermanët nëse nuk kanë më të rinj të punojnë si infermier apo doktor. Por ne duhet të ndihmohemi gjithashtu, s’mund të funksionoj vetëm në një formë”, tha Rama. /Euronews/

Lexo po ashtu:  - Mësimi nuk është lojë fëmijësh; ne nuk mund të mësojmë pa vuajtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *