Edi Rama ka marrë guximin ta rrefuzojë presidentin e SHBA, Donald Trump lidhur me kërkesën që ai i bëri që edhe Shqipëria ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jeruzalem duke ndërhyrë në një nga konfliktet më të mëdha të lindjes së mesme, mes hebrenjve dhe arabëve. në një letër që sot u bë publike shefi i shtëpisë së bardhë i shkruante kryeministrit shqiptar: “Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem”.

Të njëjtën lëvizje Trump i imponoi në fillim të shtatorit Serbisë dhe Kosovës të cilat u angazhuan ta përfshijnë pa lidhje në marrëveshjen e tyre të paqes, njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të pakontestuar të Izraelit.

Këtij veprimi të njëanshëm të administratës Trump të njohur si “Jerusalem Embassy Act” i janë përgjigjut shumë pak shtete në botë të ilat bëjnë pjesë në qerthullin e satelitëve qesharakë të Uashingtonit. Ajo është një thyerje e qëndrimeve që kanë mbajtur presidentët Bush, Klionton e Obama dhe asaj që ka vendosur bashkimi Europian prandaj dhe është konsideruar si një hap unilateral që e komplikon gjetjen e një zgjidhjeje mes palestinezëve dhe izraelitëve, që jeruzalemin e kanë një prej mollëve të tyre të sherrit.

Lexo po ashtu:  Shkodër, je ba kaq e bukur e unë jam tu vujt se nuk kam ma shumë dashuni me t’falë

Administrata amerikane ia kishte bërë të njëjtën kërkesë Tiranës zyrtare edhe gjatë një votimi që u zhvillua për “Jerusalem Embassy Act”, në dhjetor të 2017 në OKB. Por edhe atëherë qeveria socialiste votoi kundër kërkesës së SHBA dhe u rreshtua prkrah vendeve europiane. Ambasadorja amerikane e asaj kohe në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley eklaroi se qeveria e saj i kishte mbajtur shënim vendet që e kishin kundërërshtuar atë. Kjo ndezi një luftë të vërtetë politike në vend dhe opozitarët e akuzuan kryeministrit se po e prishte Shqipërinë me SHBA për ti mbajtur llafin mikut të tij autokrat Erdoganit që kishtë bërë një fushatë të ethshme kundër kësaj zgjedhje në dëm të palestinezve.

Por, këtë herë situata është pak më e ndërlikuar sepse Edi Ramës ‘ky nder” i është kërkuar në mënyrë nominale nga Trump i cili zgjidhjen e konfliktit në lindjen e mesme po e përdor në mënyrë të ethshme në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Por kryeministri Shqiptar ka vendosur ti përmbahet votimit që Shqipëria bëri tre vite më parë në OKB. I pyetur sot në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Kosovës ai tha Se Shqipëria është krejtësisht në linjën e BE-së: “Shqipëria është vendi që ka pasur më shumë hebrej pas luftës se para. Është vendi ku hebrejtë kanë gjetur strehë. Është vendi ku shqiptar janë
dorëzuar tek nazistët duke u paraqitur sikur janë ata hebrejtë që kishin marrë në shtëpi” tha Rama duke iu përgjigjur negativisht letrës së Trump.

Lexo po ashtu:  Mbërrijnë në Shqipëri 10 mijë vaksina kundër COVID-19, dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Pavarësisht nga pasojat që mund të ketë ky kundërshtim Rama i ka ndejtur besnik aleancës me Gjermaninë, Francën dhe Britaninë, fjalës që i ka dhënë mikut të tij Erdogan dhe traditës të qëndrimeve që ka mbajtur shteti shqiptar.

Kam qene pothuajse gjithmone kundra politikes se jashtme e te brendshme, te ndjekur nga Kryeministri Edi Rama…, por kjo nuk me pengon sot, kur nje ftese delikate te Presidentit Trump (qe me thene te drejten shume aventuriere mund te ishin tunduar per t’i thene dhe PO) qe edhe Tirana te hape Ambasaden ne Jeruzalem iu pergjigj: “Shqiperia eshte vendi qe ka jo vetem nje lidhje te vjeter historike me Izraelin, por Shqiperia ne politiken e jashtme ne kete aspekt eshte komplet e linjezuar me Bashkimin Europian, pranadaj sot jam 100% me Ramen”, e ka komentuar këtë akt Andi Bejtja.

Tani duhet pritur nëse Trump do ta mbajë shënim rrefuzimin e drejtëpërdrejtë për të, sikurse kërcënoi dikur ambasadorja e tij në Kombet a Bashkuara, apo refuzimi i Ramës do të ketë të njëjtën vlerë në Uashington sa edhe deklaratat se Donald Trump është turpi i njerzimit dhe një fatkeqësi për botën”.

Lexo po ashtu:  Do të mbyllen të gjitha parqet nëpër të gjithë qytetet e Kosovës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *