Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga Serbia që të lirojë menjëherë 3 policët e marrë peng në kufirin me Kosovën, në të kundërt rikthehet situata e akullt në marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

Në një postim në Twitter, Rama i bën thirrje dhe Albin Kurtit që ti përgjigjet kërkesave të ndërkombëtarëve, në të kundërt Kosova do të përballet me izolimin më të thellë që nga pavarësia e saj.

Sipas Ramës, qeveria e Kosovës rrezikon që të humbasë kontrollin në veri të vendit, për shkak të gjithë situatës së tensionuar që është krijuar tashmë prej dy javësh me Serbinë, por edhe për shkak që qëndrimeve disi të forta që ka mbajtur kryeministri Kurti.

Ja postimi i Ramës:

Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen!

Lexo po ashtu:  Kryeministri Malazez Krivokapiq ofendon shqiptarët

Nga ana tjetër nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova – sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFORin në krye të punës!

E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë! Koha është tani dhe po fluturon!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *