Kryeministri Edi Rama mbylli dje vizitën zyrtare në Gjermani. Pas konferencës së përbashkët me Olaf Scholz, ai zhvilloi një bisedë të përbashkët me gazetarët në Berlin, ku u shpreh se takimi me kancelarin ishte shumë pozitiv lidhur me rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe aspiratat tona për në BE. Kryeministri Rama u pyet në lidhje me deputetin Orlando Rakipi, djalin e Aqif Rakipit i shpallur non grata nga SHBA. I pyetur për lënien jashtë të 3 socialistëve dhe futjen e tij në parlament, Rama tha se i duket e sforcuar të flasë për këtë çështje në Berlin.“Të vijmë deri në Berlin për të folur për kandidatin e PS-së në Tiranë më duket pak e sforcuar kështu që kalojmë tek pyetja tjetër”, u përgjigj shkurt kryeministri.

Më tej Rama u pyet për “Ballkanin e Hapur” dhe mendimin e Scholz mbi këtë iniciativë. Scholz vetë, edhe në pyetjet e bëra nga gazetarët nga Shqipëria, e shmangu përdorimin e termit Ballkani i Hapur. Po ashtu ai nuk foli as pro e as kundër shkëputjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit. Por kryeministri shqiptar sqaroi se Ballkani i Hapur lindi si pasojë e mosimplementimit të procesit të Berlinit dhe i ka zëvendësuar detyrat e tij në një kohë të shkurtër. “Procesi i Ballkanit të hapur është një proces i cili ka lindur dhe sigurisht që edhe kur shpjegohet, shpjegohet ekzaktësisht siç është për shkak se procesi i Berlinit filloi të humbiste impaktin edhe për shkak se çfarë u parapa në procesin e Berlinit, çfarë u vendos dhe u rivendos në tryezë të Procesit Berlinit, nuk u implementua kurrë jo nga Gjermania apo nga të tjerët, por nga vetë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kështu që unë nuk shoh asnjë problem.

Lexo po ashtu:  “Çdo gënjeshtër është helm. Nuk ka gënjeshtra të pafajshme …”

Ndërkohë, që për sa u përket atyre që janë në Tiranë dhe që janë kundër, aq më pak shoh problem se nuk më interesojnë fare çfarë mendojnë të tjerët”, tha ai. Rama gjatë bashkëbisedimit me gazetarët u pyet lidhur me armatimin e Serbisë dhe nëse ky përbën një shqetësim për vendin tonë, në një kohë kur lufta në Ukrainë vijon. Sipas kryeministrit nuk asnjë arsye për t’u shqetësuar dhe se sot është me rëndësi që të punohet për paqen në rajon.

Berlini kërkon anëtarësimin e vendit në BE

Ndërkohë, negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të hapen në gjysmën e parë të këtij viti. Kështu deklaroi ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock. Ajo tha, se ky hap është i vonuar.“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos zhgënjejmë jo vetëm Ukrainën, por edhe vendet që kanë parë prej kohësh të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian dhe të mbajmë premtimin tonë për anëtarësim në BE. Kjo do të thotë vendet e Ballkanit Perëndimor, para së gjithash, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Është përgjegjësia jonë që përfundimisht të hapim negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në gjysmën e parë të këtij viti. Ky është një hap i vonuar”, tha ministrja e Jashtme gjermane.

Lexo po ashtu:  Fjalimet madhështore të Winston Churchilli, është një zë i vetmuar në vënien në dyshim të politikës së vendit të tij për zbutje me Hitlerin

Ndër të tjera, ajo tha, se ka zhvilluar një bisedë dypalëshe me ministrin e Jashtëm bullgar dhe ka shprehur shpresën se pikat e pazgjidhura mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut mund të zgjidhen. Ajo tha, se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të ardhmen e shohin në BE.“Kjo vlen edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që në këto ditë dhe javë e kanë bërë të qartë se të ardhmen dhe sigurinë e tyre e shohin në Bashkimin Evropian. Prandaj, shumica e tyre janë rreshtuar me sanksionet e BE-së”, tha Baerbock.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *