Në ditën e Lirisë së Shtypit, kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të raportit për “Gazetarë pa Kufij”. Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, kreu i qeverisë thotë se në Shqipëri nuk ka media të intimiduara apo gazetarë që u pengohet liria. Kryeministri shkruan se në Shqipëri ka viktima të shpifjes, gënjeshtrave dhe lajmeve të rreme.

“E di që edhe ky opinion i imi do klasifikohet si sulm, presion, agresion kundër mediave, por e kam të pamundur të hesht kur shoh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin, në emër të saj! Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri? Çfarë gënjeshtre! Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike? Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare? Çfarë talljeje! Vetëm titulli mungon: Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s’dimë ç’të bëjmë me lirinë!

Në Shqipëri s’ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. Madje në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve, gënjeshtrave e lajmeve të rreme! Flitet për gjyqe me gazetarë, kur në fakt s’ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s’ekziston”, tha Rama.

Lexo po ashtu:  KRYEMINISTRI NË ARDHJE: "Si kryeministër nuk do të lejoj që për serbët e Kosovës të pyetet BEOGRADI"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *