Për herë të parë këtë vit, shteti i Holandës kërkoi ndjesë që ushtarët e tij, 27 vite më parë në Srebrenicë, lanë nën mëshirën e ushtrisë serbe mijëra civilë boshnjakë, që u masakruan. Ndërsa riktheu historitë e dhimbshme nga Srebrenica, Balkaninsight shkruajti për Sahitin, 19 vjeç që serbët e gjetën në pyll bashkë me qindra boshnjakë të tjerë.

“Ai na pa. Ishin tre fqinjë dhe ai. Vështrimi i tij mbeti anash. Na njohën dhe ndërsa ecnin, na shikonin dhe na përshëndetën”, kujtoi motra e Sahitit.

Pastaj, ishte historia e Elvir Munimoviçit, që iu desh ta braktisë të vëllain e plagosur për të mbijetuar vetë.

“Ne duhet të ndaheshim. Keni parë situata kur njëri vëlla plagoset, tjetri nuk dëshiron ta lërë dhe të dy kanë të njëjtin fund. “Propozimi im është të ndahemi, kështu që kush ka më fat, të mbijetojë”, kujtoi Almiri fjalët e fundit të vëllait.

Me mijëra viktima të genocidit serb u përkujtuan këtë të hënë në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës. Në ceremoni folën politikanë të Bashkimit Europian, të Bosnje Hercegovinës, të Holandës etj.

Lexo po ashtu:  Kjo është piktura e larguar për hatër të Serbisë së Ivo Andriqit, Qubrilloviq, Dobrica Qosiqit, Aleksandër Rankoviqit, Millosheviqit e Aleksandër Vuçiqit

Edhe në Shqipëri, nuk munguan reagimet. Presidenti Meta tha se rruga drejt paqes kalon përmes dënimit të përpjekjeve për mohimin e gjenocidit. Sali Berisha dënoi aktin e forcave që kryen barbarinë nën udhëheqjen e Ratko Mlladiç. Madje, edhe Lulzim Basha reagoi për masakrën e Srebrenicës.

I vetmi që heshti, qe Edi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë zgjodhi të mos ketë reagim, megjithëse ngjarja kap çdo vit titujt kryesorë të mediave në Ballkan.

Rama mbetet politikisht korrekt në qëndrimet e mëparshme përkundrejt masakrës së Srebrenicës. Për shembull dy vite më parë, kur ishte në krye të OSBE ishte kundër mohimit të genocidit serb, si keqinterpretim dashakeq i historisë.

Por ka disa muaj, që qëndrimet e Ramës në politikën e jashtme, kanë të njëjtën logjikë se ato të Vuçiçit. Jo vetëm për Ballkanin e Hapur, kur Rama i është vënë kundër të gjithë kryeministrave të Kosovës.

Së fundmi, ai kërkoi mirëkuptim nga Europa për Serbinë, sepse Vuçiç nuk kish si t’i bashkohej sanksioneve për Rusinë.

Lexo po ashtu:  Rugovë, fillon kampi veror i diasporës

Prandaj heshtja e Ramës për Srebrenicën këtë të hënë, nuk vjen si surprizë.

Partia Socialiste u detyrua të sjellë në parlament një rezolutë ku dënoi genocidin në Srebrenicë, sepse më herët kishte rrëzuar pa takt dokumentin që i propozonte Sali Berisha.

Por kur socialistët votuan në sallë, kryeministri nuk shkoi në parlament.

Në takimin e fundit të Ballkanit të Hapur, Rama i përshkroi masakrat e Serbisë në një formë banale duke iu referuar shteteve të Ballkanit si burra me probleme, që e kanë të vështirë të martohen me “nusen” Europë.

“Kjo është keq për ne. Do të ishte më mirë të ishim ne nusja se do na merrnin më shpejt. Duke qenë burri, burrë me gjithë këto probleme, me gjithë këto historira, “ke qenë atje dhe ke vrarë këtë, atje ke therur atë, këtu ke hedhur në erë këtë”, është problem i madh” u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *