Kryeministri Edi Rama ishte sot në pikën doganore e Qafë-Thanës. Rama tha se tashmë është bërë e prekshme për qytetarët dhe bizneset përftimet dhe lehtësimet që sjell nisma e Ballkanit të Hapur për kalimin në kufi.

“Kjo është shumë e rëndësishme se kështu bëhet dhe konkrete për këdo që thotë se çfarë na duhet Ballkani i Hapur dhe për t’i dhënë fund të gjitha paranojave, e teorive konspirative dhe intoksikimit të propagandës që shkon kundër paqes dhe zhvillimit.

Nga ana tjetër besoj se sa më shumë shembuj konkretë të jenë përpara syve të njerëzve aq më e thjeshtë bëhet gjithçka. Do të arrijmë të lehtësojmë ata që bëjnë tregti me këto vende dhe torturohen nga burokracitë doganore”, tha Rama.

Lexo po ashtu:  Marrëveshja Kosovë-Serbi sipas propozimit evropian, Haradinaj: Më e mira e mundshme, mbështetja ime pa kalkulime elektorale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *