Pas ndërhyrjeve në pjesën e jashtme dhe të brendshme, sot është përuruar monumenti i Sahat Kullës në Prishtinës, përcjell MekuliPress

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një njoftimi në Instagram, tha se Sahat Kullës iu rikthye identiteti e ndriçimi

Ja postimi i tij i plotë:

Jam shumë i lumtur që sonte, në bërthamën e zonës historike të Prishtinës së vjetër, Sahat Kullës iu rikthye identiteti e ndriçimi!

Projekti për ndërhyrjet në pjesën e jashtme dhe të brendshme të objektit, bashkëfinancuar me @euinkosovo dhe implementuar nga @undp.kosovo, e kanë rivitalizuar këtë monument i cili prej kohësh ka qenë jashtë funksionit.

Sahat Kulla është një ndër pikat qendrore të pjesës së vjetër të Kryeqytetit, e cila ruan shumë vlera të trashëgimisë tonë kulturore, dhe më në fund është funksionale dhe i rikthehet qytetarëve dhe vizitorëve të Prishtinës.

Lexo po ashtu:  Tradhëtarët më famëkëqinj: Vidkun Quisling

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *