Nga konferenca e sotme për mediat, Edi Rama sinjalizoi edhe legalizimin e kanabisit për përdorim personal.

Sipas kryeministrit, do të vendoset me “Këshillimin Kombëtar” për këtë çështje, sikurse u vendos për legalizimin e kanabisit mjekësor.

“Ju kujtoj që për legalizimin e kanabisit mjekësor e kemi konsultuar me shqiptarët dhe në këshillimin kombëtar kanë marrë pjesë gati gjysmë milionë shqiptarë që kanë thënë po, do bëhet. Në këshillimin e ardhshëm do i pyesim edhe nese doni të legalizohet dhe përdorimi rekreativ i kanabisit apo jo, do i pyesim, pra për përdorimin personal.

Apo do vijojë të jetë krim që dënohet dhe që çon fatkeqësisht shumë të rinj në burg. Nëse do thonë po do e bëjmë edhe atë, se kemi një dilemë për këtë gjë. Po të më pyesni mua tani, e po t’u hap mendjen e zemrën do shikoni që jam i dyzuar në këtë pikë. Dhe në diskutimet e brendshme ka pro e kundër, ndaj është këshillimi kombëtar”, tha Rama.

Lexo po ashtu:  8 pyetjet e mëdha filozofike për të cilat ende s’ka përgjigje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *