Presidenti Ilir Meta i ka bërë një koment të ashpër raportit të fundit të organizatës “Freedom House” në pjesën e referuar Shqipërisë.

Me tone të forta, kreu I shtetit shkroi në profiling e tij në FB se “ konkluzionet e këtij organizmi konfirmojnë qartë se vendi po rrëshqet me shpejtësi drejt një junte me “grusht të hekurt”, duke nënvizuar se sistemi i kontrolleve dhe balancave përgjithësisht ka dështuar, legjislativi është shkrirë një me ekzekutivin, Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë jofunksionale, dhe qeveria ka anashkaluar çdo proces demokratik”. Alarmuese, thotë Meta janë gjithashtu të dhënat e raportit se “krahu ekzekutiv që ishte edhe më parë dominues në këtë sistem, u fuqizua edhe më shumë.

Policisë iu dhanë më shumë kompetenca, duke bërë arrestime dhe vendosur gjoba të mëdha dhe njerëzit janë hetuar për postimet e tyre në Facebook, gjë që nuk ka ndodhur më parë. Paketa antishpifje megjithë kundërshtimet brenda dhe jashtë vendit, po vazhdon të kalojë në procesin parlamentar dhe ka përkeqësim të qasjes tek informacioni dhe transparenca qeveritare, ” theksohet në mesazhin e tij.

Lexo po ashtu:  SHBA-ja regjistron mbi 100 mijë raste me koronavirus brenda 24 orëve

Me herët, VOA thoshte se ekspertët që plotësuan pyetësorin për Shqipërinë, që ashtu si të gjithë të anketuarit nuk identifikohen në raport për arsye sigurie dhe që të flisnin sa më hapur, përmendin ndër sfidat më të mëdha përsa i takon demokracisë në Shqipëri anashkalimin e çdo procesi demokratik dhe faktin që qeveria qeverisi me drekrete që ndryshonin çdo ditë; gjykatat ishin mbyllur dhe masat e qeverisë nuk mund të sfidoheshin; Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë jofunksionale dhe kufizimet mbyllën dhe gjykatat më të ulëta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *