Kapaciteti ushtarak bërthamor sot në botë përllogaritet në 13 400 armë. Një raport i Institutit të Stokholmit për Paqen raporton situatën e tanishme në botë në përhapjen e armëve bërthamore mes fuqive që i disponojnë ato.

Janë nëntë vendet që kanë armë të tilla: SHBA, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Kina, India, Pakistani, Izraeli dhe Korea e Veriut.

Ky arsenal përfaqëson një rënie krahasuar me një vit më parë ku sipas SIPRI-t, vendet në fjalë dispononin 13 865 armë të tilla. Nga këto, 3 720 armë bërthamore janë dislokuar me forcat operacionale, mes të cilave 1 800 mbahen në gjendje të lartë gatishmërie. Raporti thekson se ulja e arsenalit ka ardhur në përgjithësi nga asgjësimi dhe nxjerrja nga përdorimi i armëve të vjetra prej Rusisë dhe SHBA-ve, vende që posedojnë 90% të arsenalit ushtarak bërthamor në botë.

Lexo po ashtu:  Gëzimet e Bajramit, ndjenjat dhe meditimet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *