Nga testimet e realizuara nga 100 vende të botës, Shqipëria renditet e 44-ta dhe Kosova e 30-ta për eksperiencën që ofrojnë rrjetet celulare në luajtjen e lojërave online dhe multiplayer si Call of Duty, Fortnite, Free Fire apo PUBG.

Raporti zbulon sa i mirë është interneti celular 4G në Shqipëri dhe Kosovë për të luajtur lojëra si Fortnite dhe PUBG

Të luash një lojë nga smartfoni juaj duke përdorur internetin celular 4G, në Shqipëri dhe Kosovë është një eksperiencë deri diku e kënaqshme.

Në këtë konkluzion ka arritur raporti i fundi i OpenSignal i cili vlerëson eksperiencën e një loje bazuar në tre kritere kryesore: Packet LossLatency dhe Jitter.

Nga testimet e realizuara nga 100 vende të botës, Shqipëria renditet e 44-ta dhe Kosova e 30-ta për eksperiencën që ofrojnë rrjetet celulare në luajtjen e lojërave online dhe multiplayer si Call of Duty, Fortnite, Free Fire apo PUBG.

Vende ku eksperienca e luajtjes së lojërave mbi rrjetet celulare 4G/5G përshkruhet si e shkëlqyer janë Holanda, Singapori, Japonia, Republika Çeke, Finlanda, Belgjika dhe Austria

Për ata përdorues që luajnë lojëra, e dinë sesa e rëndësishme është vlera e humbjes së paketave, ping dhe jitter.

Lexo po ashtu:  Im atë vendosi të më mësonte se si të plakesha me dinjitet.

Humbja e Paketave (Packet Loss) në esencë është proporcioni i të dhënave që nuk arrijnë destinacionin asnjëherë. Gjatë një loje, humbja e paketave do të thotë se komandat e dhëna nga lojtari mund të mos realizohen duke dëmtuar shijimin e lojës e bërë më të vështirë për të fituar.

Vonesat e Transmetimit (Latency) të cilat masin sa shpejtë përgjigjet një lidhje interneti duhet që të jetë sa më e ulët dhe konsistente. Edhe pak sekonda vonesa të mëdha transmetimi mjaftojnë për të rrënuar një lojë.

Jitter është njësi matëse e stabilitetit të kohës që i duhen paketave të arrijnë, pra stabilitetit të vonesave të transmetimit.

Në raport Shqipëria ka marrë 71.2 pikë ndërsa Kosova 74.7 pikë që do të thotë se interneti celular 4G në Kosovë është më cilësor sesa ai në Shqipëri për të luajtur lojëra.

Zakonisht cilësia e internetit në lojërat online është një prej matësve kryesor të cilësisë së lidhjes së internetit në tërësi duke qenë se eksperienca e lojërave online është shumë e ndjeshme edhe ndaj mangësive më të vogla.

Lexo po ashtu:  Google planifikon të investojë rreth 2 miliardë euro në qendrën e të dhënave në Poloni

Nga vendet e rajonit, eksperienca e lojërave mbi rrjetin celular në Maqedoni është vlerësuar si e mirë me 75.6 pikë. Greqia është një shkallë më poshtë dhe vlerësuar si kënaqshme me 68.8 pikë ndërsa Serbia me 73.2 pikë.

Për më tepër ju ftojmë të lexoni të plotë raportin në këtë lidhje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *