Media të ndryshme raportojnë për sulmin më të madh ajror të Rusisë që nga nisja e luftës në Ukrainë. Sulmi është përqendruar mbi impiantin më të madh të çelikut në Europë, Azovstal, ku janë dislokuar trupa ukrainase dhe civilë. Mdiat citojnë raporte për mbi 50 goditje ajrore kryer nga avionë bombardues Tubolev dhe Sukhoi. Lidhur me këtë situatë, zëdhënësi I Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar se për Azovstal ka vetëm një negociatë: civilët mund të largohen ku të duan, kurse trupat ushtarake duhet të dorëzojnë armët.

Situata ngjan se po bëhet e paparashikueshme, teksa në mediat sociale janë transmetuar pamje nga goditjet në Kherson, një qytet në detin e Zi dhe në lumin Dniepër, qendër e industrisë së ndërtimit të anijeve. Kriza ngjan sa ka infektuar perceptimet e të gjithëve përderisa në media kanë qarkulluar edhe pamje të mjeteve ushtarake rumune që janë parë të afrohen në kufirin me Moldavinë, një tjetër vend që është në rrezen e parashikimit për goditje. Aktualisht askush nuk duket se ka një plan ndërmjetësimi real dhe çdo gjë po vendoset në terren.

Lexo po ashtu:  Reagon Komisioni i Rithemelimit të PD: Çdo vendim i Bashës është nul

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *