Rusia dhe Bullgaria janë përfshirë së fundmi në një përballje diplomatike që lidhet akuzat për spiunazh në favor të Kremlinit. Agjencia ruse e lajmeve “Tass”, njofton se në Bullgari janë arrestuar gjashtë persona, pjesëtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Sekret të Ushtrisë.

Kryeministri Boyko Borisov ka deklaruar se nga vendi do të largohen sërish diplomatë rusë, për shkak të këtij skandali. Prokuroria bullgare ka njoftuar se për të akuzuar ka prova të mjaftueshme që provojnë fajësinë e tyre, ndërkohë që ambasada ruse në Sofje, ka kërkuar që të ndalen spekullimet mbi çështjen deri sa të shprehet gjykata.

Për këtë rast kanë reaguar Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe, që kanë cilësuar sërish shqetësimin e tyre për aktivitetin malinj rus.

Mbretëria e Bashkuar qëndron krah Bullgarisë kundër aktivitetit malinj rus që kërkon të minojë sovranitetin e aleatit tonë të NATO

thuhet në deklaratën e palës britanike.

Qëndrimi në fjalë vjen ndërkohë që në ShBA ka ndryshuar administrata dhe kur Britania e Madhe është përfshirë në skandalin e organizimit të një rrjeti ndërkombëtar ndikues kundër Rusisë.

Lexo po ashtu:  Turqia ndalon duhanpirjen në publik – Fajëson ata që ulin maskën për rritjen e rasteve me koronavirus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *