Si pasojë e numrit të lartë të infektimeve të reja me Covid-19, në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është rikthyer sërish detyrimi i mbajtjes së maskës në ambiente të mbyllura

Në Filadelfia është rikthyer sërish detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura pasi qyteti prej ditësh regjistron një numër të lartë infektimesh me Covid-19. Ky është qyteti i parë i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që rivendos në fuqi masën, për ambientet e mbyllura, përfshirë shkolla, sipërmarrje, restorante dhe ndërtesa qeveritare. Rastet me Covid-19 në Filadelfia janë dyfishuar në një javë dhe për shtatë ditë radhazi mesatarja ditore është 142 raste të reja.

Në nivel kombëtar, rastet po regjistrojnë një tendencë në  ngritje në më shumë se gjysmën e SHBA, dhe pse numri mbetet i ulët. Me një mesatare prej 34 mijë rastesh të reja në ditë, mesatarja ditore në të gjithë vendin mbetet një nga më të ulëtat që nga korriku i një viti më parë. Në Nju Jork autoritetet shëndetësore kanë ngritur nivelin e alarmit për shkak të infektimeve të reja kryesisht me nën variantin e Omicron.

Lexo po ashtu:  Lajm i mirë: Ndahen 100 milionë euro mbështetje

Njujorkezëve i është këshilluar që të përdorin maskat, dhe ata që janë kthyer nga pushimet e pashkëve që kanë kaluar jashtë vendit të testohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *