Situata e provokuar në Armeni duhet të shërbejë si një mësim historik i mirë për botën shqiptare që u përball në dy vitet e fundit me idenë e ndarjes së Kosovës. Në Armeni njerëzit po djegin shtëpitë në zonat që do të kalojnë në kontrollin e Azerbajxhanit, ndërkohë që në vend kanë nisur protestat. Sado që marrëveshja u negociua nga Rusia me miratimin e dukshëm të Turqisë, është e qartë se pakënaqësia në Armeni ndaj kësaj që ndodhi do të reflektohet me zhvillime politike në të ardhmen. Kjo pse marrëveshja që u negociua nga Lart nën presionin e zhvillimeve në terren është në thelb një armëpushim që nuk ka për t’u pranuar. Kohëzgjatja e konfliktit ilustron më së mirë karakterin e konfliktit ku përzihet elementi etnik me atë territorial, ndërkohë që rreshtimet gjeopolitike janë një farë garancie, por jo garanci e plotë.

Le të imagjinojmë sesi një marrëveshje e tillë do të mund të zbatohej në Kosovën e tjetërsuar territorialisht, edhe pas një të ashtuquajturi referendum popullor. Çështja e territorit është prioritare në vende si Ballkani apo Kaukazi dhe madje është e tillë edhe pse nuk asociohet me ndonjë burim eventual ekonomik.

Lexo po ashtu:  Aplikacioni popullor Viber po ka probleme, shumë përdorues raportojnë se nuk kanë qasje në këtë rrjet social

Dalja e Kosovës nga suaza serbe ezauron një kërkesë të nacionalizmit shqiptar që ka qenë pjesë e axhendave politike të çdo qeverie në Tiranë dhe e çdo apeli të elitave intelektuale. Kështu që cedimi në këtë kuadër do të rikrijonte një moment nacionalizmi që tanimë do të konsumonte energjie në vend të se të mobilizonte. Për këtë arsye, kjo që ndodh në Nagorno Karabakh dhe Armeni është ilustrimi më i mirë se çfarë do të ndodhte me një të ashtuquajtur marrëveshje paqeje që imponohet për llogari të tretëve dhe për keqllogari të dikujt që ka probleme personale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *