Ka histori që meritojnë të njihen dhe të tregohen. Sepse flasin për dashurinë dhe guximin, për ndjenjat dhe njerëzit e vërtetë, për lidhjet, ato të pazgjidhshmet dhe të përjetshmet që ekzistojnë midis prindërve dhe fëmijëve.

Kjo që po ju tregojmë sot është pikërisht historia e një babai dhe një djali, e një prindi që i dhuroi një mushkëri fëmijës së tij për t’i shpëtuar jetën. Ai quhet Anduel, është 35 vjeç me origjinë nga Shqipëria dhe sot e konsideron veten si njeriun më të lumtur në botë, sepse e ka kthyer djalin në normalitet.

“Jam i lumtur, tani e shoh duke vrapuar dhe duke luajtur si fëmijët e tjerë”, shkruan Corriere della Sera. Andueli dhe djali i tij janë larguar nga spitali Papa Gjon XXIII në Bergamo, ku është kryer operacioni dhe po përgatiten të shkojnë së bashku në shtëpi, me premtimin se nuk do të ndahen më.

I dhuron një pjesë të mushkërisë djalit të tij: është rasti i parë në Itali

Lexo po ashtu:  Letër vetes tem t’re

Historia e Anduelit dhe fëmijës së tij ka bërë xhiron e internetit dhe i ka emocionuar të gjithë, duke konfirmuar edhe një herë bukurinë e lidhjeve familjare, fuqinë e dashurisë që bashkon prindërit dhe fëmijët.

Djali i vogël, i quajtur “Mario” nga spitali i Bergamos për pasionin e tij për videolojën SuperMario, vuante nga talasemia. Babai i tij, i cili kishte bërë gjithçka për t’i garantuar një jetë normale, në të kaluarën i ishte nënshtruar një dhurimi të palcës. Megjithatë, për fat të keq, transplantimi i kishte përkeqësuar gjërat.

Prandaj zgjidhja e propozuar nga spitali i Bergamos, ajo e një transplanti të mundshëm të donatorëve të gjallë. Andueli as që e mendoi për asnjë moment dhe pa hezitim pranoi t’i nënshtrohej operacionit.

Kështu më 17 janar, pas njëmbëdhjetë orësh, operacioni në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u bërë transplanti i parë i mushkërive nga një dhurues i gjallë në Itali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *