Senati Amerikan e ka konfirmuar emërimin e John Ratcliffe, si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së.

Si rezultat John Ratcliffe tashmë zyrtarisht zëvendëson Richard Grenell, të cilin Presidenti amerikan Donald Trump e kishte emëruar ushtrues detyre të kësaj pozite.

Por, vetë Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell pati thënë përmes një postimi në Twitter, se nuk do të jetë për një kohë të gjatë në atë post.

Lidhur me zyrtarizimin e John Ratcliffe në këtë pozitë, reagoi përsëri Richard Grenell, duke e uruar atë se do jetë Drejtori më i mirë ndonjëherë i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së.

Lexo po ashtu:  ​Kryeministri Kurti takon Borrell: Serbia prengesë. Reciprociteti do të jetë parimi mbi të cilin bazohen veprimet e Kosovës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *