Kohëzgjatja e leximit: 4 minuta

Gëzim Mekuli, njohës i shkencave të mediave dhe retorikës.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në rastin e fundit ku Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dalë në mbrojtje të disa gazetarëve pas paralajmërimit për padi nga kandidati i Vetëvendosjes për Mitrovicën e Jugut, Faton Peci, organizata ka dëshmuar edhe njëherë se është larguar nga misioni i saj themelor: mbrojtja e gazetarisë profesionale dhe interesit publik.

Në vend që të jetë një institucion i pavarur i etikës dhe standardeve, AGK po shndërrohet në mburojë të mediave të komprometuara, duke e fshehur militantizmin pas flamurit të “lirisë së shtypit”.

Në çdo demokraci serioze, liria e medias është e shenjtë, por ajo nuk është e pakufizuar. Ajo mbart përgjegjësi profesionale, etike dhe ligjore. Publikimi i exit-polleve të paverifikuara, në një kohë të ndjeshme zgjedhore, nuk është akt informimi publik, por akt ndikimi politik.

Lexo po ashtu:  1930/ Letra e rrallë e Lasgush Poradecit për Mitrush Kutelin

Në këtë rast, AGK nuk kërkon verifikim të burimit, transparencë metodologjike apo përgjegjësi editoriale; përkundrazi, ajo del me turr në mbrojtje të çdo publikimi, sado i dyshimtë qoftë, për sa kohë që autori mban titullin “gazetar/gazetare”.
Ky është abuzim me parimin e lirisë së medias dhe një rrezik i drejtpërdrejtë për informimin e drejtë të popullit.

Të nderuar lexues,
AGK-ja po bëhet gjithnjë e më shumë një aktor politik e jo profesional.
Në çdo reagim publik, ajo zgjedh të godasë politikanët që kritikojnë mediat, por nuk shqipton asnjë fjalë për shkeljet e rënda etike të vetë gazetarëve, që publikojnë lajme të pasakta, tituj manipulues e informacione pa burime të qarta.

Ky standard i dyfishtë po e diskrediton AGK-në në sytë e publikut, sepse një organizatë që nuk ka bythë të kritikojë vetveten, nuk mund të quhet serioze.

Në botën e qytetëruar, shoqatat e gazetarëve kërkojnë llogari, jo duartrokitje

Le të marrim disa shembuj:

1. Society of Professional Journalists (SPJ) në SHBA, kur ndodh një skandal mediatik, nuk e mbron automatikisht gazetarin, por kërkon hetim etik dhe transparencë ndaj publikut.

Lexo po ashtu:  Epikuri: “Tre gabimet që i bëjmë drejt kërkimit të lumturisë”

2. National Union of Journalists (NUJ) në Britani, ndëshkon anëtarët që shkelin kodin etik, pavarësisht bindjeve të tyre politike.

3. Në Gjermani, shoqata e gazetarëve kërkon që çdo informacion politik të kalojë përmes verifikimit trefazor; burimi, motivi dhe ndikimi.

Ndërkohë, në Kosovë, AGK mjaftohet me komunikata emocionale dhe gjuhë ideologjike.
Ky nuk është standard demokratik, është zëvendësim i etikës me retorikë.

Në vendet e brishta demokratikisht, si Kosova jonë e dashur, informimi i pasaktë gjatë fushatave zgjedhore nuk është vetëm çështje profesionale: është çështje sigurie kombëtare.
Dezinformimi, manipulimi i perceptimit dhe përhapja e informacionit të rremë janë armë politike, të përdorura për destabilizim të qëllimshëm.

Duke mbrojtur çdo “gazetar” që publikon çfarëdo materiali, pa marrë parasysh pasojat, AGK po e dëmton besimin në proceset demokratike.
Ky është më shumë aktivizëm politik, sesa mbrojtje profesionale.

Gazetaria e mirëfilltë kërkon verifikim, integritet dhe pavarësi nga politika.
Nëse një gazetar keqpërdor mikrofonin/kamerën/lapsin për qëllime partiake, nuk është viktimë; është pjesë e problemit.
Dhe nëse AGK mbron këtë sjellje, atëherë ajo nuk është më asociacion gazetarësh, por organizatë partiake mbrojtëse e manipuluesve publikë.

Lexo po ashtu:  ”Unë jam shqiptare”, 17-vjeçarja habit grekët me talentin e saj, i la të gjithë pa fjalë

Të nderuar lexues,
Nëse AGK dëshiron të rifitojë besimin e publikut dhe të rikthehet në rolin e saj të vërtetë, duhet:

të kërkojë llogari për shkeljet etike të gazetarëve,

të ndalojë gjuhën e përplasjes politike,

dhe të rikthehet te misioni bazë: mbrojtja e gazetarisë profesionale, jo gardiane e propagandës dhe e manipulimit.

Në të kundërt, AGK-ja do të mbetet një bandë¨amatorësh që flet në emër të lirisë, por vepron në interes të kaosit.

Dhe një komb që nuk ka gazetari të përgjegjshme, nuk ka as demokraci të shëndetshme.

Depsuza! Jazëk ju koftë!