Gjatë kësaj jave në gjithë Republikën e Shqipërisë ka shpërthyer një valë protestash kundra rritjes së çmimeve të artikujve të ndryshëm e mbi të gjitha, ato të hidrokarbureve dhe ushqimeve të shportës.
Në një vend demokratik që pretendojmë të jemi edhe ne, protestat janë të lejuara dhe rregulluara me ligj.
Bazuar në këto ligje shumë qytetarë i janë bashkuar protestave në shumë qytete të Shqipërisë.
Për fat të keq jemi dëshmitarë të rasteve ku këto protesta kanë degjeneruar në dhunë, shoqërime, ndalime dhe arrestime të padrejta të qytetarëve. Në mesin e këtyre arrestimeve ka edhe anëtarë të TKZ të cilët paqësisht kanë reaguar për të drejtat e tyre.
Prandaj, ne si Tifoza Kuq e Zi, me indinjatën më të thellë i bëjmë thirrje Policisë së Shtetit që të ndalë dhunën e pajustifikueshme ndaj qytetarëve, të cilët po protestojnë për një çështje jetike si dhe të respektojë të drejtën e tyre demokratike të mbështetur në Kushtetutë!
Gjithashtu, kërkojmë lirimin e menjëhershëm të të gjithë të shoqëruarve, ndaluarve dhe arrestuarve kudo në Shqipëri, arrestime këto të bëra shpesh nga civilë të maskuar, të paidentifikuar dhe të armatosur.
Lexo po ashtu:  Bordi i Radio Televizionit të Kosovës, nga e mërkura, ka mbetur në dorën e Listës SRBSKA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *