Shpifja e rradhës se kinse qenkam refuzuar për Ambasador në SHBA.
E pavërtetë në plotni!
Shpifja vije nga Quazi dhe fake media Gazeta Express dhe T7 që udhëhiqet nga një njeri antivlerë e të njejtit para pak muajve edhe institucionet e Bashkimit Evropian i kanë shpallur si prodhues të fake news (lajmeve të rrejshme) e që poashtu unë kam ngritur padi për shpifje në Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe ka gjashtë muaj që lënda është tek gjykatësit por ende nuk është mbajtur seanca e parë.
Publikisht kërkoj nga gjykata që të procedojë urgjentisht që të ndalet kjo makineri shpifëse dhe kjo stërkeqje e vlerave dhe tentim i manipulimit të opinionit publik me qëllim të denigrimit të personalitetit dhe mbjelljes së urrejtjes dhe ndasive mes njerëzve. Kjo nuk është gazetari!
Lexo po ashtu:  Haxhiu: Lutfi Haziri komplet anti-VV, si duket vetë po shkojmë në zgjedhje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *