Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, miratoi këtë

APEL PËR UNITET PARTIAK, KOMBËTAR  DHE PAQËSOR NË FRYMËN E VLERAVE TË DEMOKRACISË EVROPIANE DHE AMERIKANE

Që jo vetëm Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij të hierarkisë udhëheqëse të Partisë Demokratike (PD), POR të githë demokratët e PD-së , të marrin pjesë në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të datës 11 dhjetor 2021, mbase është thirrur  në mënyrë legjitime dhe legale në bazë të Statutit të PD-së nga anëtarësia-BAZA-SOVRANI i PD-së.

Së këndejmi Apelojmë njëzërit Organizatorët e thirrjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm që në mënyrë immediate dhe transparente përmes mediave publike, si dhe në rrugën zyrtare procedurale, ta ftojnë Lulzim Bashën (kryetar aktual) dhe bashkëpunëtorët e tij të struktuarave drejtuese të PD-së, që më 11 dhjetor të marrin pjesë së bashku me delegatët e tjerë në Kuvendin e Jashtëzakonshëm Kombëtar të PD-së.

Ky bashkim do të ishte në të mirën e interesit të përgjishëm të unitetit, të riorganizimit, të transformimit dhe të demokratizimit në fokus të ruajtjes, të mbrojtjes, të avancimit të vlerave dhe të standardeve evropiane dhe amerikane jo vetëm të PD-së, POR të mbarë sistemit demokratik parlamentar  dhe të shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Lexo po ashtu:  Sherifi thotë se me Serbinë nuk mund të flasin për çështjen e territorit

Në këtë frymë demorkatike, kombëtare dhe evropiane ndërkombëtare paqësore, APELOJMË Sali Berishën (kryeliderin historik të PD-së, ish-president, ish-kryeministër dhe ish-deputet i Shqipërisë), ta ftojë Lulzim Bashën dhe bashkëudhëheqësit e tij, që t’i bashkohen Kuvendit të Jashtëzakonshëm Kombëtar të datës 11 dhjetor 2021, që do të mbahet në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë, duke filluar në orën 10 paradite.

Sa më sipër, konsiderojmë se kjo  do të ishte  rruga më  e shkurtër dhe më e drejtë e racionale, që në atë Kuvend të dëgjohet  edhe zëri ndryshe i Lulzim Bashës dhe i bashkëmendimtarëve dhe partizanëve të tij, që po e kontestojnë legalitetin dhe legjitimitetin e mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm Kombëtar, edhe pse është thirrur në bazë të Statutit nga BAZA-SOVRANI.

Vetëm një ballafaqin i tillë demokratik dhe parlamentar “face to face” mund t’i bindë demokratët e vërtetë qoftë shqiptarë, qoftë evropianoperëndimorë dhe amerikanë, se kemi të bëjmë me kryeliderë të vërtetë, që edhe humbjet dhe dështimet, duhet t’i pranojnë botërisht përpara BAZËS-SOVRANIT dhe, në sy të miqve dhe të aleatëve tanë të dëshmuar siç janë Amerika dhe partnerët e saj strategjikë të Evropës Perëndimore.

Lexo po ashtu:  Propozimi i Ramës/ Berisha: Ndërhyrje flagrante! Argati i Vuçiçit dorëzoi tekstin e shkruar në Beograd

Pavarësisht nga manipulimet politike dhe propagandistike të masmediave të ndryshme, të sponsoruara nga oligarkë të brendshëm a të jashtëm, as Amerika e as Evropa Perëndimore nuk pranojnë “skema” dhe “agjenda” hibride dhe antidemokratike të asgjësimit të  investimeve, të bashkëpunimit dhe të arrirave të deriatshme 30-vjeçare në reformimin dhe në  demokratizimin e Shqipërisë.

Së fundi, shpresojmë se nesër( ditën e mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzkaonshëm, të thirrur nga BAZA e anëtarësisë), do të triumfojë logjika e arsyes, e ndërgjegjës, e dinjitetit, e mirëkuptimit dhe e mirëbesimit ndaj parimeve dhe vlerave demokratike, që përbëjnë BAZAMENTIN e interesit të përgjithshëm të UNITETIT, të hapjes, të autokritikës parimore për ringritjen dhe për rikonsolidimin e demokracisë së drejtpërdrejtë në Shqipëri.

Për Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork,

Akademik Prof.Dr. Skënder Kodra (president)

Nju-Jork, më 10 dhjetor 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *