Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me përgjigjen që Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dhënë KQZ-së për kandidatët të cilën kanë probleme me ligjin. Në mesin e 47 deputetëve që kanë probleme me ligjin është edhe Albin Kurti. Kurti ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë njoftim nga KQZ-ja.

‘Unë nuk jam në dijeni për kurrëfar vendimi të tillë të KQZ-së, nuk kemi marrë ndonjë shkresë, unë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe as kryesia. Por, ajo çka po verejë në Kosovë është një entuziazëm i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kurrë nuk ka pasur më shumë interesim për pjesëmarrje në këto zgjedhje dhe këtu mërgata gjithsesi prinë, por edhe populli në Kosovë, besojë që të gjithë jemi dëshmitarë që me gëzim po e presim 14 shkurtin dhe ky vullnet i madh i qytetarëve për ndryshime, në vitin 2021 besoj që duhet të ndiqet edhe nga institucionet relevante të shtetit’, u shpreh Kurti.

Kurti ka thënë se institucionet e vendit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit dhe jo t’i vihen përballë atij.

Lexo po ashtu:  Google humb titullin e faqes më të njohur në botë – Një goditje e rëndë për motorin e kërkimit më të përdorur në planet!

‘Ju e dini që unë jam kryesues i listës dhe këtë me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit të vetëdijesuar si asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës dhe jo t’i vihen përballë atij’, tha ai.

KGJK ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me 46 kandidatë për deputetë nga 15 subjekte politike që kanë problem me ligjin për të kandiduar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *