Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt ka reaguar pas publikimit të pamjeve nga veriu, ku shihet derisa protestuesit serbë ushtrojnë dhunë mbi ushtarët e KFOR-it, duke lënë dhjetëra prej tyre të lënduar rëndë.

Bildt ka thënë se pamjet e sotshme janë më të rëndat për shumë vite.

“Kjo është më e rënda që është parë në Kosovë për shumë vite.

Militantët serbë në veri të Kosovës sulmojnë forcat e NATO-s dhe lëndojnë dhjetë prej tyre. Cikli i eskalimit duhet të ndërpritet me shpejtësi”, ka thënë Bildt.

Lexo po ashtu:  Fragmente nga Ukshin Hoti! “Populli duhet të jetë i kujdesshëm, të mos zgjedh për udhëheqje persona që sillen para të tjerëve në mënyrë inferiore - Shtetet e liderët e fortë nuk i duan afër vetes lider e shtete që sillen në mënyrë inferiore.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *