Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zhelko Komshiq, ka kritikuar kancelaren gjermane Angela Merkel për vendët që zgjodhi të vizitojë në turin e saj në Ballkanin Perëndimor e po ashtu edhe për fjalët e zgjedhura për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se nuk e ka të qartë pse veproi kështu Merkel, porse nëse sipas tij, dikush provon të bëjë Serbinë shefe të rajonit, kjo nuk do të kalojë.

“Kancelarja gjermane zgjodhi një format të tillë takimi, nuk e di pse. Ajo shkoi te Vuçiqi për ta mbështetur edhe një herë, gjë që ne mendojmë se është gjë e keqe dhe dërgon sinjale të këqija, por kështu është. Si kompensim për atë takim, u caktua edhe një takim me kryeministrat e tjerë në Tiranë”, tha Komshiq para gazetarëve në Sarajevë, përcjell AlJazeera.

Ai u shpreh se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtohen njësoj.

“Prej një vendi si Gjermania dhe një personi serioz si Merkeli, ju prisni të jenë të informuar mirë. Nuk kam dyshim se institucioneve në Berlin u mungojnë disa informacione, pyetja e vetme është cili është qëllimi i kësaj politike. Nëse qëllimi është që Serbia të bëhet shefe rajonale, kjo nuk do të funksionojë. I thashë edhe Cristian Schmidtit (Përfaqësues i lartë ndërkombëtar në Bosnjë). Ne mund të jemi të barabartë dhe vetëm mbi atë bazë mund të flasim. Nuk ka më shefa në Ballkan”, tha Komshiq.

Lexo po ashtu:  Erdogan, dje me Ramën sot me Vuçiqin

Gjatë vizitës së saj në Beograd, Merkel e lavdëroi Vuçiqin për punët e kryera dhe tha se e njeh si njeri të fjalës.

Presidenca e Bosnjës ka 3 anëtarë, të 3 etnive: boshnjak, serb dhe kroat. Dy anëtarët tjerë janë Shefik Xhaferoviq dhe Milorad Dodik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *