Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, reagon dhe sqaron publikun lidhur me Reformën e thellë në Sistemin Prokurorial dhe Opinionin e Komisionit të Venecias.

Ja argumentimi i saj për opinionin publik:

Ka disa ditë që disa portale, vazhdojnë të raportojnë kinse Komisioni i Venecias është “shokuar” me iniciativën për ndryshime ligjore në sistemin prokurorial dhe Komisioni ka “rrëzuar” këtë iniciativë të filluar nga Ministria e Drejtësisë.
Këto dhe raportime të tjera, janë të pavërteta dhe nuk kanë qëllim të mirë.
Komisioni i Venecias u thotë PO këtyre ndryshimeve.
Të premten që shkoi, si Ministre e Drejtësisë e shoqëruar me ekipin tim, kam qenë në seancën plenare të Komisionit në Venedik, me ç’rast edhe njëherë kemi paraqitur argumentet tona se si duhet të bëhet kjo reformë përmes kësaj nisme ligjore.
Ministria e Drejtësisë ka pranuar draftin e parë e po ashtu pas komenteve tona mbi draftin e parë, amendamente të reja pas komenteve tona.
Ndër të tjera, Opinioni ofron rekomandime për përbërjen e re të KPK dhe lidhur me këtë jep dritën e gjelbër për uljen e numrit të anëtarëve të KPK, nga 13 në 7, po ashtu adreson nevojën për përcaktimin e kritereve shtesë të anëtarëve, ofron rekomandime se si përbërja duhet të jetë e balancuar me anëtarët prokurorë dhe jo-prokurorë, këshillon në procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve dhe gjithashtu ofron rekomandime për mandatin e anëtarëve aktual, duke ofruar zgjidhje konkrete.
Opinioni do të publilohet në fillim të javës në faqen e Komisionit të Venecias.
Përndryshe ndryshimet e pakos ligjore në fjalë, janë rekomandime që rrjedhin nga Strategjia për Sundimin e Ligjit 2021 – 2026 e cila tashmë ka filluar të implementohet.
Reforma në sistemin prokurorial njëjtë si ajo në drejtësi do të ndodhë dhe kjo, në përputhje me standardet vendore kushtetuese, rekomandimet e Komisionit të Venecias si dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.
Lexo po ashtu:  Haxhiu: Apeli mos ta legjitimojë procesin e noterisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *