Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka reaguar pasi që nga Xhamajka mohuan se kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ashtu si kishte lajmëruar mbrëmë ambasadorja Vlora Çitaku.

Konjufca ka shkruar në Facebook se lajmin e kanë marrë përmes postës elektronike nga ambasadorja Çitaku, derisa, tha se janë në kontakt të vazhdueshëm më ambasadën në SHBA për të sqaruar atë se çka ka ndodhur.

Ai ka paralajmëruar se pas shqyrtimit të situatës do të ndërmerren veprime.

“Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit”, tha Konjufca.

Lajmi se Xhamajka e ka njohur Kosovën u bë e ditur mbrëmë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi që për këtë tha se e ka lajmëruar ambasadorja e shtetit në SHBA, Vlora Çitaku.

Shkrimi i plotë:

Mbrëmë, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, znj. Vlora Çitaku, përmes postës elektronike e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për njohjen nga Xhamajka.

Lexo po ashtu:  “PK-ja, AKI-ja e MPB-ja nuk do të ndalen”, Sveçla: Koha e pandëshkueshmërisë për kriminelët në veri të Kosovës ka përfunduar

Në rrafshin profesional, informata zyrtare e një Ambasadori/eje, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, konsiderohet si akt i mirëqenë dhe merret në konsideratë si e tillë.

Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në SHBA, për të sqaruar situatë e krijuar.

Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *