Askush nuk e ka pritur që kundërshtimi i të drejtave të mërgatës sonë të shkojë në këtë nivel që po e shohim. Së paku në këtë çështje kam pritur konsensus të natyrshëm të partive tjera me VV-në. Ky ka qenë njëri prej qëllimeve të kahmotshme të secilit: që mërgimtarët tanë të votojnë nëpër ambasadat e konsullatat e shtetit tonë. Çka ka të keqe këtu!? Këto kundërshtime janë tronditëse për mërgimtarët tanë të cilët qe 20 vite e presin këtë vendim të rëndësishëm. Si mund te quhet “kapje e shtetit” një ndryshim që ia mundëson mërgimtarëve tanë një të drejtë të mohuar padrejtësisht?

Po shoh po ashtu se këtë nismë po e quajnë të “ngutshme”. Si mund të jetë e ngutshme një iniciativë e cila është ngritur për herë të parë nga VV-ja në Komisionin për Legjislacion në vitin 2014? Prej asaj kohe është ngritur e ringritur disa herë. Asnjëherë nuk ka kaluar. Tash mund të kalojë meqë qytetarët kanë votuar për ndryshim.
Ky ligj i nevojshëm s’ka lidhje me zgjedhjen e Presidentes. Si mund të thotë LDK-ja që ky Ligj është shantazh për zgjedhjen e Presidentes!? Ajo si parti para pak ditësh zyrtarisht ka marrë vendim që do të qëndrojë në sallë. Ky është një qëndrim shumë i pjekur e racional në përpjekje për stabilitetin institucional të Kosovës të cilin e përshëndesim. Të drejtat e domosdoshme të mergatës sonë nuk janë shantazh për askënd. Është për të mirën e popullit tonë që jeton jashtë Kosovës.

Lexo po ashtu:  “Duhet ndërru truni i këtij populli..."

Gjithçka është e qartë: Kosova shkon në zgjedhje vetëm dhe VETËM nëse ata të cilët mungojnë në seancën e zgjedhjes së Presidentes janë më shumë se 40. Vetëm ATA e marrin përgjegjësinë e zgjedhjeve të reja dhe askush tjetër. Ata të cilët e duan shtetin dhe republikën më shumë se veten, i kanë 3 opcione: a) e votojnë Vjosën; b) e qesin kundërkandidatin e tyre dhe e votojnë atë; c) votojnë kundër Vjosës. Kurse ata që duan bojkot e obstruksion – vetëm ata duan zgjedhje në Kosovë. E qartë si drita e diellit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *