Kryetari i degës së PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku, përmes një shkrimi i ka reaguar avokatit Gazmend Halilaj, duke thënë se ky i fundit ka bërë shpifje duka ia përmendur emrin Lushtakut, andaj edhe ftoi policinë që ta zbardhë rastin.

Lushtaku shprehet i bindur se këto shpifje vijnë nga një person i cili ka përdhunuar seksualisht një vajzë të mitur në Drenas.

“Para pak ditësh, një njeri me emrin Gazmend Halilaj, ka bërë shpifje të ulëta duke ma përmendur emrin për një rast inekzistent të para më shumë se 20 viteve. Këto shpifje vijnë nga njeriu i cili sipas mediave dhe njerëzve që e njohin, ka probleme të mëdha me personalitetin e tij.

Ai pos shumë skandaleve, së fundi është akuzuar se ka përdhunuar seksualisht një vajzë të mitur në Drenas. U mundua që të tjerëve të ua hedhë të zezat që i kishte bërë vetë ai”, shkruan Lushtaku.

Lushtaku premtoi padi kundër Halilajt, i cili sipas Lushtakut, avokati po përpiqet të fitojë famë përmes tij.

Lexo po ashtu:  Erdogan paralajmëron Izraelin: Mos prekni Al Aksanë, se … Plasin përleshjet në xhami!

“Unë do ta konsultoj avokatin tim që të ushtroj padi kundër këtij shpifësi, i cili ka për qëllim që të fitojë famë duke u marrë unë më të. Për një ‘ngjarje’ tjetër që sot i paska ndodhur, përsëri më paska akuzuar mua. Ai ka për qëllim që ta mbajë vëmendjen e publikut dhe mediave duke me akuzuar mua. Ju bëj thirrje organeve të rendit që të zbardhin edhe ndodhinë e sotme mbi bazë të fakteve. Të tillët si soji i tij që kanë probleme personaliteti, duan famë”, ka shkruar Lushtaku.

Tutje, Lushtaku premtoi se nuk do të mirret më me të, sepse sipas tij, Halilaj ka keqpërdorur seksualisht një të mitur nga Drenasi.

“Unë nuk mirrem e nuk kam kohë për të, aq më pak për një njeri që akuzohet për keqpërdorim seksual te një të miture. Ju garantoj 100% se këto janë shpifje më të cilat do të merret gjykata.

Shpejt do ta padis për shpifje që ka për qëllim dëmtimin e imazhit dhe personalitetit tim”, përfundoi Lushtaku.

Lexo po ashtu:  Prodhuesit e Kosovës kundër Shengenit rajonal, Kurti: “Bashkëpunim i plotë tregtar me Shqipërinë”

Sot gjatë ditës, avokati Halilaj ka lëshuar një breshëri akuzash ndaj Sami Lushtakut.

Halilaj u bë i njohur vitin e kaluar pas skandalit të vajzës së mitur në Drenas, thotë se “gjuajtur për t’u vrarë”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *