Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar ndaj fjalorit të përdorur të deputetëve gjatë diskutimit për votimin e Projekt Kodit Civil duke thënë se nuk e përkrah fjalorin fyes e disktiminues ndaj komunitetit me orientim seksual ndryshe.

“KMDLNj e respekton, si të drejtë të njeriut edhe mospajtimin e disa deputetëve më këtë Kod Civli mirëpo nuk përkrah në asnjë mënyrë fjalorin fyes, diskriminues dhe degradues ndaj askujt e në rastin konkret të komunitetit me orientim seksual ndryshe”, ka deklaruar KMDLNj.

KMDLNj ka theksuar se janë shqetësuar për fjalorin e deputetëve të Kuvendit.

“KMDLNj është i shqetësuar për fjalorin e papërmbajtur, degradues, fyes dhe përjashtues që deputetët e Kuvendit të Kosovës e përdorin kryesisht në mungesë të fakteve dhe për qëllime politike”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Sipas KMDLNj-së, deputetët kanë fyer pjesëtarët e komunitetit me orientim seksual ndryshe dhe se deputetët e tillë do të duhet të sanksionoheshin për një fjalor të tillë.

“Me rastin e diskutimeve për Kodin Civil në Kuvendin e Kosovës pati diskutime të papranueshme nga aspekti i të drejtave të njeriut dhe nga aspekti i mandatit të deputetit me ç’rast u fyen rëndë pjesëtarët e një komunitetit me orientim seksual ndryshe e që nuk do të duhej të tolerohej sikur që deputetët e tillë do të duhej të sanksionoheshin për këtë fjalor përjashtues, fyes, degradues, diskriminues dhe racist”, është shprehur KMDLNj.

Lexo po ashtu:  Pasojat e Qeverisjes kriminale 2000 - 2020/ Rritet presioni për lejimin e referendumit serb në Kosovë, Serbia po synon të legjitimoj destabilizimin e veriut

KMDLNj gjithashtu ka thënë se e drejta e deputetit të votojë pa iu nënshtruar presionit nuk nënkupton të drejtën të fyjeë dhe të diskriminojë të tjerët.

“E drejta e pakundërshtueshme dhe e pamohueshme e deputetit që të votojë në bazë të bindjeve që i ka, vullnetit dhe pa iu nënshtruar asnjë presioni nuk nënkupton edhe të drejtën që të fyejë dhe diskriminojë të tjerët edhe nëse nuk pajtohen me asgjë me përmbajtjen e ligjit të propozuar”, shkruan KMDLNj.

Tutje, sipas komunikatës mos votimin e Kodit Civil, KMDLNj e konsideron si loojë politike të pozitës dhe opozitës duke shtuar se ky kod do të votohet në një të ardhme të afërt.

“Mosvotimin e Kodit Civil KMDLNj e konsideron më shumë si lojë politike, të pozitës dhe opozites sepse, pa asnjë dyshim ky Kod Civil do të votohet në një të ardhme të afërt prandaj deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të tregohen shumë të kujdesshëm dhe të përmbajtur për fjalorin që e përdorin”, thotë KMDLNj.

Lexo po ashtu:  SHBA: Jemi kundër reciprocitetit të Kosovës me Serbinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *